OSSH rrit kapacitetet në NST Himara 3, garanci furnizimi për aksin Dhërmi-Borsh

Me nisjen e sezonit turistik, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, ka marrë të gjitha masat për fuqizimin e kapaciteteve për rritjen e sigurisë dhe cilësisë së shërbimit.
Prej fillimit të javës është dyfishuar fuqia e NST Himara 3, e ndërtuar në qershor 2016. Në bashkëpunim me Drejtorinë e tensionit të lartë, u investua për implementimin e një tjetër transformatori, me parametra të njëjtë të fuqisë, 25MVA 110/35/20kV si dhe seksionet e dyta 35 dhe 20kV.
Pas energjizimit e kalimit të provës 72 orë me tension, transformatori i ri është vendosur tashmë në punë.
Fuqizimi i NST Himara 3 do të sjellë rritje të sigurisë së furnizimit me energji në nënstacionet që furnizojnë zonat bregdetare në jug, Palase, Himara 1 e vjetër, Kuç dhe Smokthinë.
Nga ky investim përfitojnë të gjithë abonentët biznesë e familjarë të zonës bregdetare nga Dhërmiu në Borsh.