OST: Punime për dëmtimin e linjës 110kv në Bushat
Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ka njoftuar OSHEE se do të kryejë më datë 26 gusht, në oraret 04.00 – 06.00, disa punime në pjesë të dëmtuara të linjës 110kv L110-8/6 Lezhe – Bushat 2.
Për pasojë, si masë sigurie është i detyrueshëm stakimi i energjisë elektrike në disa zona, konkretisht në:
Rrethin Shkodër / Ish-komuna Bushat / fshatrat: Bushat, Ashtë, Kosmaç, Melgushe, Ranxa dhe Mali Jushit