OST punime për fibrat optikë, pa energji periferia e Tiranës

Me kërkesë të OST e cila ka planifikuar të kryejë punime për shtrimin e fibrave optike, në datën 15 korrik nga ora 08.00-16.00, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, do të stakojë energjinë në disa n/stacione: Tirana1, Elbasan, Lanabregas, Traktora dhe Kinostudio.

Për pasojë gjatë këtij intervali kohe do të mbeten pa energji disa zona në periferi të Tiranës që furnizohen nga n.stacionet e sipërpërmendura: zona Farkë, zona reth Sanatoriumit, komuna Dajt (pjesërisht), zona e Ish-3700 (pjesërisht), Tufinë, Tujan, Ferras, Carre, Lanabregas, Bregas, Linzë, Deli, Surrel, Priskë, Fushë Farkë.