Pagesat e faturave të energjisë elektrike, OSHEE hap edhe të dielën sportelet kryesore të KNK-ve
Për t’i ardhur në ndihmë abonentëve, kompania OSHEE ka hapur sportelet dhe ditën e pushimit, të dielën me 30 shtator, për të gjithë klientët që nuk kanë paguar faturat e energjisë elektrike.
Në njoftimin e kompanisë OSHEE, ky orar specifik u bë kryesisht për sportelet kryesore të Arkave të Kujdesit të Klientit në Tiranë e rrethe.
Orari i punës në Knk gjatë ditës së dielë, datë 30 Shtator.është 08:00 deri ne 18:00, datë 30 Shtator.
Ky vendim u jep mundësi abonenteve të bëjnë pagesat në kohë, duke evituar kamatëvonesat ose ndërprerjen e energjisë.
Përveç arkave, hapur do te jenë edhe sportelet e specialistëve të Kujdesit ndaj Klientit, për çdo shërbim të nevojshëm, për raste të rilidhjes së energjisë elektrike, etj.
OSHEE vë në dispozicion numrin fiks të shërbimit 04 227 4141 për çdo informacion të mundshëm.