Back

Paligjshmëria me rrjetin elektrik, OSHEE Elbasan kap në flagrancë 6 abonentë që vidhnin energjinë

Strukturat e Njësisë së Verifikim – Matjes, pranë drejtorisë Rajonale Elbasan kapen në flagrancë 6 abonentë, teksa ishin duke vjedhur energjinë elektrike.

Nga kontrollet e ushtruara, në zbatim të planit të masave, u zbuluan rastet si më poshtë:
Bardhyl R. rilidhje e paligjshme
Xhevit R. furnizohej pa matës dhe kontratë
Stavri B. furnizohej me energji pa matës
Rozeta B. dëmtim të kabllit të furnizimit para matjes
Skënder K. cënoi sistemin e matjes
Islam B. rilidhje e paligjshme

Dosja me proceverbalet dhe aktkontatimet ju dërguan policisë gjyqësore dhe tashmë hetimi po trajtohet nga organet kompetente.