Remontet e OST në n/stacionin e Valiasit, 17-23 gusht kufizim energjie në Tiranë

Me kërkesë të OST, e cila po kryen punime për shtrirjen e përcjellësit të dytë në linjën ekzistuese 400 kV Tiranë-Podgoricë, kërkohet nga OSHEE stakimi i energjisë elektrike në disa fidra të n.stacionit Valias nga data 17-23 gusht në intervalin kohor 08:00 – 18:00.

Për pasojë gjatë këtyre ditëve do të mbeten pa energji Bërxulla, Domje (pjesërisht), Kodër Bërxullë, Pompat e ujit, Qendra e Trajtimit të Invalidëve.