Problemet me energjinë në Durrës, OSHEE marr masat, kallëzon firmat që dëmtuan linjat
Gjatë 48 orëve të fundit, një pjesë e qytetit të Durrësit u përfshi nga disa defekte të njëpasnjëshme, duke lënë qëndrën dhe zonën e plazhit pa energji elektrike.
Fidrat 39, 40, 41, 45 dhe 48 me fuqi 20 kV, që furnizohen nga N/stacioni i Shkozetit pësuan defekte, në kohë të ndryshme. OSHEE, mori masat dhe situata aktualisht është normalizuar.
Konkretisht:
- Fidri 40 mbeti pa energji për shkak se u dëmtua kablli i tensionit të mesëm gjatë punimeve që po kryente një subjekt në rrugë;
- Fidri 41, mbeti pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të kabllit të tensionit të mesëm, nga punimet e kryera kohë më parë nga subjekte private për spostim linjash të OSHEE jashtë kushteve teknike të traseve kabllore 20 kV;
- Fidri 45, dëmtim kablli TM në themelet e murit rrethues të një shtëpie private;
- Fidri 48, u dëmtua çela e transformatorit në kabinën private “Plazh Iliria”;
- Fidri 39, dëmtuar tre koka kablli TM të transformatorit, si dhe defekt në kabllin 20kV, i cili ndodhej poshtë tubacioneve të ujërave të zeza;
OSHEE e Durrësit mori masat organizative dhe teknike, më mbështetjen e inxhinierëve nga Tirana, duke manovruar dhe riparurar defektet. Për tre rastet e para, OSHEE ka marrë masat për të kallazuar në organet kopetente subjektet private.
Për dy rastet e tjera, OSHEE kreu punimet, duke bërë të mundur lidhje paralele me fidra të tjerë dhe rikthimin e energjisë.
Për fidrin 39, është duke u punuar me kujdes pa dëmtuar tubacionet e ujërave të zeza.
Duhet theksuar se riparimi i defekteve ka zgjatur mbi 10 orë për shkak të terrenit dhe kushteve të vështira prej spostimit pa kriter dhe ndërtimeve elektrike pa autorizimin e OSHEE nga subjektet privateë, ndaj të cilave kompania mori masa ligjore.
Me këtë rast kompania u bën thirrje subjekteve të bëjnë kujdes me punimet, pasi pasojat nuk janë vetëm në kostot shtesë për OSHEE-në, dëmtim të imazhit duke krijuar shqetësim të panevojshëm tek abentet e saj, por edhe me masa ligjore!