Punime në linjën 30 Kv Plasmas – Hysgjokaj, pa energji disa zona në Lushnjë

Në datën 30 qershor, OSHEE njofton se do të kryejë punime të planifikuara në linjën 30 Kv Plasmas – Hysgjokaj, nga ora 09:00-14:00.

Për pasojë do të mbeten pa energji disa zona në Lushnjë: Karbunarë e Vogël, Zgjane, Skilaj, Kupas, Murriz, Komuna Ballagat, Ballagat, Xibrakë, Manasufaj, Matjan, Gjuzaj, Gjyshaj, Hysgjokaj, Kurtinë. Canakaj

Në datën 1 korrik, nga ora 09:00-14:00, do të kryhen punime në n.stacionin Lushnje.

Për pasojë do të mbeten pa energji komuna Golem, Allprenaj, Hajdaraj, Kasharaj, komuna Dushk, Dushk, Konjat, Thanasaj, Gramsh, Zham, Shegas, Ujësjellësi i Qytetit.