Back

Punime në linjën 35 kV Shijak-Manzë-Vorë, pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se si pasojë e punimeve që po kryhen në linjën 35 kV,  Shijak-Manzë-Vorë, rreth orës 14:22, është bërë stakimi i detyruar i kësaj linje, duke lënë pa energji n.stacionin Manzë.

OSHEE ka marrë masa për furnizimin gjatë kësaj periudhe kohe të n.stacionit Vorë.

Aktualisht kanë mbetur pa energji disa zona në qarkun e Durrësit:

Gjiri i Lalzit, Lura, Hamallaj fshat, Shkafane, Ishëm, Kepi i Rodonit, Hidrovori, Qytezën Manzë,  Kullë, Hamallaj sector, zona prane ktheses së Ariut, Rushkull, Jubë, Hidrovori,

Fshatrat (Rubjek, Radë,Bilalaj).