Reagimi i kompanisë OSHEE për ngjarjen e rëndë në Shkodër

foto tematike 2v1

 

Operatori i Shpërndarjes së Energjise Elektrike shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së elektricistit Zamir Velaj dhe njëkohësisht dënon me forcë këtë akt të kriminal.
Kërkojmë nga organet e drejtësisë, ndëshkimin maksimal të autorit të kësaj vepre penale.

Si ndodhi ngjarja
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sqaron opinionin publik mbi rrethanat e vdekjes së punonjësit të OSHEE Shkodër, Zamir Velaj, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e së enjtes në fshatin Oblikë të Shkodrës.

Nga verifikimi i ngjarjes së rëndë, bëjmë me dije se elektricisti nuk ndodhej në banesën e autorit të krimit për prerjen e dritave, por ishte duke instaluar matësin në shtëpinë e një abonenti tjetër në fshatin Oblikë.

Sqarojmë se abonenti debitor ka kërkuar nga elektricisti ti rilidhen dritat pasi atij i ishte ndërprerë energjia për shkak të një debie në total bashke me kamatat me vlerë 2.3 mln lekë të vjetra.
Autorit të vrasjes së elektricistit në Oblikë, i janë ndërprerë dritat që në datën 28 qershor të këtij viti, nga grupi i Task Forcës në përbërje të të cilit janë dhe punonjës të policisë së shtetit.

Megjithëse OSHEE prej dy vitesh ofron skema lehtësuese për shlyerjen e debisë me këste të vogla në muaj, abonenti debitor nuk është bërë pjesë e kësaj skeme.

Ky nuk është rasti i parë kur një punonjës i OSHEE konfliktohet dhe humb jetën në krye të detyrës.

Me nisjen e aksionit për ndëshkimin e paligjshmërisë në sektorin energjetik, shpesh herë punonjësit e OSHEE kanë rënë pre e konfliktit dhe dhunës nga ana e abonentëve debitorë.
Konkretisht:

1. Nesti Carcia, elektricist i njësisë Librazhd, është dhunuar në datën 30.08.2015 në Prrenjas gjatë kryerjes së detyrës duke marrë plagë të rënda në trup.

2. Bajram Hyseni, elektricist i njësisë Puke vdiq si pasojë e plagëve të rënda që mori nga konflikti me një abonent debitor në datën 15 dhjetor 2015, në fshatin Zvin të njësisë administrative Iballë.
Pas disa ditesh elektricisti Bajram Hyseni ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

3. Beqir Daka, elektricist i njësisë Kavajë.
Në datën 01.03.2016, gjatë kryerjes së detyrës në rrethin Kavajë, ështëgoditur me sende të forta nga një shtetas duke marrë plagë të rënda në trup.

4. Hair Gllucaj, elektricist njësia Vlorë.
Në datën 13.05.2016 në fshatin Gjormë të rrethit Vlorë, gjatë kryerjes së detyrës është goditur me sende të forta nga një shtetas, duke marrë plagë të rënda pas koke.
Elektricisti Hair Gllucaj u dërgua në spitalin rajonal Vlorë, por nuk arriti të mbijetonte.

5. Zamir Velaj, elektricist i njësisë Shkodër.

Në datë 11.08.2016, për shkak të kryerjes së detyrës për ndërprerjen e energjisë të abonentëve debitorë, është goditur me mjete të mprehta nga një shtetas, duke gjetur vdekjen.

Pavarësisht ketyre ngjarjeve të rënda që renditëm, theksojmë se, për asnjë arsye nuk do të heqim dorë nga konsolidimi i ligjshmerisë në konsumin e energjisë elektrike.

Abonentët debitorë të distancohen nga aktet e dhunshme
kundrejt punonjësve tanë dhe të bëhen pjesë e skemave lehtësuese që Oshee ofron prej dy vitesh që kur nisi reforma.

Janë 340 mijë aktmarrëveshje, nga të cilat 60 mijë janë me abonentë që trajtohen me ndihmë ekonomike, pensionistë dhe status të vecantë.

Nuk janë pak, por 70 milion dollarë kamata të falura për debitorët e rregullt në shlyerjen e detyrimeve me këste.