Punime në n.stacionin Kashar, kufizime energjie në disa zona
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të një defekti të ndodhur në datën 15 korrik në n/stacionin Kashar, është planifikuar kryerja e punimeve për riparimin e avarisë, nesër, në datën 19 korrik nga ora 05:00-06:00 të mëngjesit.
Gjatë këtij intervali prej 60 min do të ketë mungesë të energjisë elektrike në këto zona: Bizneset Stela , Diekat,
Autostrada Tiranë-Vorë, Vorë-Fushë Krujë, Bashkia Vorë, Kashar, privat RINASI, ANTA, Pompat e Ujësjellësit Laknas, Depo Farmaceutike, Ujësjellësi Bërxullë, Universiteti Epoka, kolegji “Turgut Ozal”, Pallatet në Fushën “Misto Mame”, Yzberisht, Top Channel,
Pallatet Giron, Lin Konstration, Unaza e Re , Zona pranë Yzberishtit, Bashkia Kamëz, Privat/ Derbi, Agro Plast.
