Punimet e planifikuara në linjën 35kV L30-41/2 Rrëshen – Kacinar, kufizime energjie në disa zona në Burrel

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve të planifikuara në linjën 35kV L30-41/2 Rreshen – Kacinar, në datën 31 tetor, në intervalin kohor 10:00-14:00, do të ketë kufizime të energjisë elektrike në disa zona në Burrel:
Shtuf, Kaçinar, Arrëz, Kuzhnen, Ungrej, Fregen, Kalur, Kalivac, Kashnjet, Gjobardhaj, Simon, Karricaj, Shpërdhazë,
Lagjet: Qendër, SMT, dhe Ujësjellësi.