Vidhnin energjinë, përfundojnë në polici 15 abonentë nga Shkodra

F.L
Strukturat e verifikim matjes dhe të Task Forcës në OSHEE Shkodër, vijojnë të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme tek abonentët debitorë, të cilët pas ndërprerjes së energjisë, e rilidhin në kundërshtim të plotë me ligjin.

Janë 15 abonentë të proceduar penalisht tek organet e hetimit dhe krimit ekonomik, për vjedhje të energjisë elektrike dhe mos respektim te kontratës me OSHEE.

Shtetasit e shoqëruar në Polici, janë:

Isa B. Tom D.
Brahim P. Rebani T.
Agron L. Paulin D.
Zain A. Mark P.
Memli L. Arben Sh.
Gjon U. Fatbardha M.
Ndue V. Preg M.
Bal F. (bar-restorant)

Mes tyre ka edhe abonentë privatë, ndaj të cilëve u morën masat e nevojshme ligjore. Këta abonentë, janë kryesisht nga rrethi i Shkodrës.

OSHEE apelon abonentët debitorë, pa asnjë dallim, te gjejnë zgjidhje ligjore duke ju drejtuar Kujdesit ndaj Klientit dhe të lidhin aktmarrëveshje me këste lehtësuese. Kjo është forma e respektimit dhe zbatimit të ligjit, dhe jo vjedhja me linja të dyta, rilidhjet apo cenimi i matësit.

OSHEE vijon kontrollet sipas programit të punës dhe nuk do të ndalet para çdo rasti që shkel ligjin.