Punimet e planifikuara në nstacionin Porto-Romano në data 3-5 prill, pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve të planifikuara në nstacionin Porto-Romano, në datat 3-5 prill, do të ketë kufizime të energjisë elektrike në intervalin kohor 09:00-13:00.
Pa energji gjatë kësaj kohe do të jenë këto zona: Zona e fshatit Rinia,
Bishti i Pallës, Zona e Spitallës, Zona e Kënetës, Zona e Spitallës pjesërisht, Zona Nish-Kimikes (Durrës), Zona e Kënetës, Vodafon, Anta, Pastrimi Detar, Reparti 30-20, Fabrika e Kartonit, Hidrovoret.