Remont në linjën Korçë-Ersekë, në 2 korrik pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, do të stakojë energjinë në datën 2 korrik në linjën Përmet-Ersekë, bazuar në kërkesën e OST për punimet që do të kryhen në linjën 220 kV Korcë –Ersekë.

Linja do të stakohet dhe tokëzohet në nënstacionin e Përmetit.

Për pasojë, gjatë intervalit kohor 08.00-10.00 do të mungojë energjia në n/stacionin Ersekë dhe Mollas që mbulojnë me furnizim disa zona në Kolonjë si bashkia Ersekë, Leskovik, komunat Barmash, Novoselë, Qendër Ersekë, qendër Leskovik, Mollas si dhe HEC-et lokale : ’ TRECKA , ‘’Trecka-1‘’ , ‘’Trecka-2‘’ dhe ‘’Barmash ‘’.