Back

Punimet për vendosjen e pajisjeve të reja, 16-20 prill kufizime energjie në disa zona në Tiranë

Në vijim të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes në kryeqytet, në datat 16-20 prill do të kryhen punime për vendosjen e pajisjeve të reja në nstacionin Tirana 1.
Për këtë arsye, gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të ketë kufizime energjie në disa zona.
Pa energji do të jenë: Zona e ish-fushës së Aviacionit, zona rreth Pallatit “Asllan Rusi”, Rruga e Durrësit, zona pranë ish-Bllokut të Ambasadave,
Pallatet pranë karburant “Kastrati” tek Zogu i Zi, Rruga “Artan Lenja”,
Rruga “Pandi Dardha”, Rruga “Mati Logoreci”, Rruga “Vangjel Noti” në Laprakë, Spitali Ushtarak, Hyrje e Rrugës së Durrësit, Pallatet Hawai, Pallatet Karavani.