Back

Reduktohet numri i fiderave me defekt, rikthehet energjia në n.stacionin e Rrëshenit dhe Kacinarit

IMG_3435

 

OSHEE po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes së energjisë, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë mbarë vendin.

Në terren ndodhen në gatishmëri 1800 punonjës të OSHEE, cilët po punojnë për riparimin e avarive të shfaqura në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët.

Falë punës intensive të grupeve të avarive, është reduktuar numri I fiderave me defekt dhe nga informacioni I orës 17.00 nga dispeceritë lokale të OSHEE, është përmirësuar situata e furnizimit me energji në disa zona që shfaqën probleme gjatë pjesës së parë të ditës së sotme.

Gjithashtu është rikthyer energjia elektrike në linjën Linja 30-41/1 Rrubik –Rrëshen e cila u stakua për masë sigurie pasi shtylla ku është kjo linjë rrëshqiti, duke lënë pa tension N/St (Rrëshen, Kaçinar)

 Theksojmë se të gjithë hidrovorët furnizohen me energji elektrike!

Në lidhje me situatën në tërësi, zonat më poshtë nuk kanë energji elektrike për shkak të defekteve nga mot i keq

 Tirana

Valias, pjesërisht Ibë, Shënmëri/ Tiranë

Elbasan

Orenjë, pjesërisht Lunik, pjesërisht Polis/ Librazhd; Gjinar, pjesërisht Labinot

Fier

Divjakë/ Lushnjë

Vlore

Smokthinë, Lepenicë

Kukës

pjesërisht Geghysen, pjesërisht Mamëz, pjesërisht Surroi,

Pjesërisht Pac, B.Curri, Has

Shkodër

Luf, Arrës Miliskaj, pjesërisht Qelëz, pjesërisht Gjegjan

pjesërisht Hajmel, Shëngjin, Zejmen, Kacinar

Burrel

Shtufë, Qafë Vorrës, Bukmirë, ish Komuna Orosh, zona Kalanjë, Rrushkull, kodër Rrëshen

Grupet e punes janë në terren për eliminimin sa më të shpejtë të defekteve!