Remont në hidrocentralin e Bistricës, kufizim energjie në disa komuna

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njofton se po kryhen remonte në zbarrat e Hec Bistricë, si pasojë e një avarie të ndodhur në Hidrocentral.

Për pasojë, duke nisur nga ora 13:30 deri në orën 14:30, nuk do të ketë energji në lagjet periferike të Sarandës, Delvinës, Konispolit si dhe komunat Ksamil, Livadhja, Markat, Aliko, Rrezome, Finiq, Lukove, Shen Vasi, Krekës.