Back

Remont në linjën 110 kV Ulzë-Laç 1-Tiranë, pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se nesër më datë 25 prill nga ora 08:00 deri në orën 16:00 do të kryhen punime në linjën 110 kV Ulzë-Laç 1-Tiranë 220 Kv.

Për pasojë do të mungojë energjia në disa zona të Kurbinit: Ujësjellësi i Durrësit, i Laçit si dhe fshati Laç, Gjormë, zona e Autostradës, Fushë-Gjorm, Zhej, Shën Mëri, Shullaz, Shullaz-Kodër, Gurrëz, Gore, Fushë-Kuqe, hidrovori “Droje” dhe “Shllinxë”.

Pa energji do të mbeten dhe disa zona në Lezhë: Ujësjellësi Rrile, burgu i Shënkollit, fshati Rrile, Shënkollë, Tale, Gajushe, Barbullonje, Grykjë Lumi dhe hidrovori i Tales.

Leave A Reply