Remont në linjën 110 kV Ulzë-Laç 1-Tiranë, pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se sot më datë 24 prill nga ora 08:00 deri në orën 16:00 do të kryhen punime në linjën 110 kV Ulzë-Laç 1-Tiranë 220 Kv.

Për pasojë do të mungojë energjia në disa zona të Kurbinit: komuna Milot, fshatrat Mali Bardhë, Shete, Skuraj, Ujësjellësi Milot, Shullaz, Shullaz-Kodër.