Remont në linjën 35kV L30-15 Lanabregas – Qafë Mollë, si dhe në transformatorin e NST Qafë Mollë, 6 maj kufizime energjie në disa zona në Tiranë

Për shkak të remontit të parashikuar në linjën 35kV L30-15 Lanabregas – Qafë Mollë, si dhe në transformatorin e NST Qafë Mollë, në datën 6 maj gjatë intervalit kohor 10:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

Shkallë, Darshë, Qafë Mollë, Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, Shën Gjergj, Verri, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë, Shënmeri, Dom, Fag, Derje