Back

Remont në linjën Korçë-Ersekë, në 11-16 korrik kufizim energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se me kërkesë të OST, në datën 11 korrik do të stakojë energjinë në n/stacionin Korçë-Gjanç nga ora 08.00-11.00.

Gjatë këtij intervali kohe do të mbeten pa energji këto zona: komuna Voskop, Lekas, Vithkuq, hec-et locale: Gjanç, Vithkuq dhe Qarr si dhe fabrika e Birrës, zona Industriale Unaza Korçë zona Rabonik dhe Fabrika e Tullave.

Ndërsa në datën 12 korrik stakimi do të bëhet nga ora 08.00-18.00.

Gjatë këtij intervali kohor, do të mungojë energjia në zonën Industriale Korçë – Hyrja e qytetit.

Në datën 13 korrik do të stakohet energjia në n/stacionin Korçë nga ora 08:00 deri në 18:00.

Gjatë këtij intervali kohor do të mbeten pa energji zona: Bulgaret , Pojan, Dishnice dhe Plasë.

Në datën 13 korrik, OST do të kryejë remont në transformatorin e n/stacionit Ersekë nga ora 09.00-14.00.

Për pasojë sdo të marrin energji disa zona në Kolonjë: bashkia Ersekë, Leskovik, komunat: Barmash, Novoselë, Qendër Ersekë, Mollas, Clirim, Vithkuq, dhe hec-et Trecka, Trecka 1.2.

 

 

Leave A Reply