Remont në n.stacionin e Patosit, pa energji disa komuna

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datën 17 prill do të stakohet energjia elektrike në n.stacionin e Patosit, Matkës dhe Pobratit, nga ora 08.30-13.00.

Gjatë këtij intervali kohor do të ketë mungesë të energjisë në bashkinë Patos dhe Roskovec, si dhe komunat Zharëz, Ruzhdie, Portez, Kurjan, Strume, subjektet private: Fidrat e naftës Patos, fabrika e këpucëve Albstar shpk si dhe në komunën Qendër me fshatrat Zhupan dhe Drizë.