Remont në n.stacionin e Shkozetit, pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se sot nga ora 09.00 deri në orën 13.00 do të kryhen punime në n.stacionin e Shkozetit e për pasojë do të ketë ndërprerje të energjisë në disa zona të Durrësit si: qyteti i Durrësit, zona e ish URT-së, OSHEE Durrës, krahu i majtë i stadiumit, ish NPV-ja, spitali, zona e tregut të fruta-perimeve, njësia e OSHEE, Durrës, Telekomi, Pallati i Kulturës, Prefektura-Bashkia, Shëtitorja Taulantja, ish-fabrika e Cigareve, zona e Ura Dajlanit, shkolla “Rilindja”, pallati i Sportit, Muzeu I Dëshmorëve, Gjykata, Ish-kirurgjia e vjetër deri tek Vollga, zona e Plazhit-Ura e Dajlanit-Apollonia, të dyja anët e rrugës vazhdon deri tek zona e plazhit, zona Industriale Shkozet, zona e Kolaudimit të Automjeteve, Rrobaqepsia, kafe “Mondial”, Telekomi Plazh, zona e Plazhit-Shina e trenit-Porti.