Back

Remont në n.stacionin e Përmetit, pa energji disa komuna

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datën 20 prill do të stakohet energjia elektrike në n.stacionin e Përmetit pasi do të kryhen punime në linjën 110 kV Përmet-Këlcyrë.

Për pasojë do të mungojë energjia nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Gjatë këtij intervali kohe nuk do të marrin furnizim me energji bashkia e Ersekës dhe Leskovikut si dhe disa komuna të Kolonjës si: Barmash, Novoselë, Qendër-Ersekë, Qendër-Leskovik, Mollas, Çlirim e Vithkuq si dhe hecet locale “Trecka 1”, “Trecka 2” dhe “Barmash”.

Pa energji do të mbeten dhe bashkia e Përmetit, Këlcyrës si dhe disa komuna: Sukë, Ballaban, Petran, Frashër, Piskovë, heci “Langarica”, subjektet private: uji “Trebeshina” dhe fabrika e Tullave.

 

 

Leave A Reply