Remonte në n/stacionet e Juglindjes, pa energji disa komuna

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se nga data 15 prill deri në datën 17 prill do të kryhen punime nga drejtoria e Tensionit të Lartë Juglindje në disa n.stacione .

Në datat 15-16 prill do të kryhen punime në n.stacionin e Çimentos, nga ora 09.00-14.00.

Në datën 15 prill gjatë këtij intervali kohe do të ketë kufizim të energjisë në disa zona të Elbasanit, komuna Bradashesh, Privat Mobileri dhe fabrika e Çimentos.

Po në datën 15 prill do të kryhen remonte në n.stacionin e Mollasit nga ora 09.00-14.00.

Për pasojë do të ketë kufizim të energjisë në disa zona në Ersekë: Komuna Mollas, Çlirim, Vithkuq, antenat Telecom Ersekë, hecet locale “Qarr”, Qafë-zezë”, “Trecka 1” dhe “Trecka 2”.

Në datat 15- 16 prill do të ketë kufizim të energjisë në komunat Bradashesh dhe Funar si dhe në subjektin privat Nyje Betoni dhe fabrikën e Çimentos.

Në datën 17 prill do të kryhen punime në linjën Çimento-Letan e për pasojë nga ora 09.00-14.00 do të ketë kufizim të energjisë në guroren Letan dhe disa zona në Elbasan.