Remont në n/stacionin e Maliqit, kufizim energjie në disa komuna

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datën 22 prill ora 10:00-14:00 është stakuar energjia në këtë n/stacion.

Për pasojë nuk kanë pasur energji elektrike bashkia Maliq, komuna Libonik, Lozhan, Dardhas, Pojan, Pirg.

Gjithashtu mungesë të energjisë ka pasur komuna Moglicë, subjektet private “Fabrika e Alkoolit” dhe fabrika e Niseshtesë, Hec “Verba” dhe “Strelca”.