Remont në n.stacionin e Tirana 1 dhe Shijakut, pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se sot nga ora 09.00 deri në orën 14.00 do të kryhen punime në n/stacionin Tirana 1 dhe n/stacionin e Shijakut.

Gjatë këtij intervali kohor do të ketë kufizime të energjisë në këto zona: rruga “Pandi Dardha”, “Mati Logoreci” dhe rruga “Vangjel Noti”.

Gjatë fashës së orarit 10.00-11.00 do të ketë kufizime të energjisë në rrugën e Durrësit, (pallatet Haëai, Karavani dhe zona rreth tyre) pasi do të stakohet energjia për shkak të mbingarkesës në n/stacionin Tirana 1.

Nga ora 11.00-12.00 do të ketë kufizime të energjisë në rrugën “Artan Lenja”, rruga “Nikolla Lena” dhe pallatet pranë karburant “Kastratit” dhe zona pranë fushës së Aviacionit për shkak të stakimit të energjisë në n.stacionin Tirana 1 si pasojë e mbingarkesës.

Nga ora 12.00-13.00 do të ketë ndërprerje të energjisë në rrugën “Vëllezërit Manastirli”, rruga “Kajo Karafili”, rruga “Mihal Duri, “Hajdar Hidri” dhe rruga “Prokop Myzeqari”.

Po gjatë ditës së sotme do të kryhen punime në n.stacionin e Shijakut nga ora 09.00-14.00.

Gjatë këtij intervali kohor do të ketë mungesë të energjisë në fshatrat: Gjepalaj, Shahinaj, Kënetë.