Remont në njësinë e TL Veri, pa energji disa zona në Shkodër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se nesër në datën 23 nëntor, ora 15:00-16:00, do të ketë remonte në linjën 35kv L30-55/1 Bogiq 220kv-Koplik-Hani Hotit.
Për pasojë, do të ketë kufizim të energjisë elektrike në këto zona në rajonin Shkodër: Ish Komunat Qendër, Shkrel, Gruemirë, Kastrat, Kelmend, Dogana Hani Hotit.