Back

Remont në n/stacionin Shkodër-Velipojë, kufizim energjie në disa komuna

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se do të stakojë energjinë në n/stacionin Shkodër-Velipojë për shkak të punimeve emergjente që do të kryhen në të.

Për pasojë do të ketë kufizim të energjisë nga ora 10.30-deri në orën 11.30 në disa komuna të qarkut të Shkodrës: Oblikë, komuna Bërdicë, Dajc, Velipojë, si dhe hidrovoret Ças dhe Vilu.

Leave A Reply