Remont në n/stacionin e Kurbinit, pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se nesër në datën 23 prill ora 08:00 deri në orën 16:00 do të stakohet energjia elektrike në linjën 110 kV, Ulzë-Laç-Tiranë.

Për pasojë do të ketë mungesë të energjisë elektrike në disa zona në rrethin e Kurbinit, komuna Milot, fshatrat Mali i Bardhë, Shete, Skuraj, Ujësjellësi Milot.