Remont në n/stacionin e Selitës, kufizim energjie në disa zona në Tiranë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njofton se nesër do të stakojë energjinë në n/stacionin e Selitës nga ora 9.00 deri në orën 14.00.

Për pasojë do të ketë kufizim të energjisë në disa zona si rruga “Ilia Dilo”, rruga “Hamdi Pepa”, rruga “Bedri Karapici”, Rruga “3 Dëshmorët”, rruga “Sabaudin Gabrani”, zona e Universitetit “Kristal” si dhe zona e ish drejtorisë së Ujërave, zona e Ish-SMT-së.