Remont në n/stacionin e Selitës, kufizim energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton për remontet që do të kryejë nesër në n/stacionin e Selitës nga ora 9.00 deri në orën 14.00.

Për pasojë do të ketë kufizim të energjisë në disa zona të Tiranës si zona e vilave Selitë, rruga “Eqerem Çabej”, rr.” Nikalla Nishku”, zona pranë depos së Ujit, rruga “Vell Hobdari”, rruga “Ramazan Demneri”, rruga “Ibrahim Dervishi”,

Rruga “Sevasti Qirjazi”, rruga “ Hasan Vogli”, Zona pranë Eleonorës,

zona pranë Kopshtit Botanik, Liqeni i Thatë, Lagja Garunjë, Bathore, Lundër,Vishnjë, Arbanë, Bulticë.