Remonte në n/stacionin Vranisht, 15-18 shtator, pa energji disa zona në Devoll

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që do të kryhen në n/stacionin e Vranishtit në Korçë, në datat 15-18 shtator do të ketë kufizim të energjisë elektrike në disa zona në Devoll, nga ora 09:30-14:00.

Në datën 15-16 shtator pa energji do të jenë komunat Pojan dhe Progër.

Në datën 17 shtator, ora 09:00-14:00, pa energji do të jenë bashkia Bilisht, ish- komunat Liqenas, Miras, Qendër Bilisht, Bilisht, Hoçisht, Progër, subjekti privat “Plastika”.

Në datën 18 shtator do të stakohet energjia në linjën e Korçë-Gjanç –Rehovë nga ora 09:00 deri në orën 14:00.

Pa energji do të mbeten ish-komunat Vithkuq dhe Lekas si dhe fabrika e tullave “Kaporani”, fshatrat Gjanç, Polenë, Voskop, Kamenicë, Boboshticë si dhe HEC-et : ”Qarr ” , ” Vithkuq ” , ”Gjanç ”.