Back

Remont në n/stacionin Tirana 1, kufizim energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se nesër më datë 21/04/2015, do të stakojë energjinë në n.stacionin Tirana 1, pasojënga ora ora 09:00 deri në 14:00, për të kryer punime në të.

Për pasojë, nga ora ora 09:00 deri në 10:00 nuk do të marrin energji disa zona në kryeqytet që furnizohen nga ky n.stacion: rruga “Pandi Dardha”, rruga “Mati Logoreci”, rruga “Vangjel Noti”.

Nga ora 10:00 deri në orën 11:00 nuk do të kenë energji rruga “Artan Lenja”, rruga “Nikola Lena”, Pallatet pranë karburant Kastratit, zona pranë Fushës së Aviacionit.

Nga ora ora  11:00 deri në orën 12:00 do të mungojë energjia elektrike në rrugën “Vllaznit Huta”, rruga “Kajo Karafili”, rruga “Mihal Duri”, rruga “Hajdar Hidri”, rruga “Prokop Myzeqari”

Nga ora 12:00 deri në orën 13:00 nuk do të marrin energji, pallati i Sportit, Fusha e Aviacionit.

Nga ora 13:00 deri në orën 14:00, do të mungojë energjia në rrugën e Durrësit, (pallatet Haëai dhe pallatet Karavan)

 

Leave A Reply