Remontet e OST në disa n/stacione në Shkodër, 1-5 qershor pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, do të kryejë remonte në linjën 30-55/2 Koplik 220 kV-Shkodra 1 nga ora 10.00-14.00 nga data 1 qershor deri në datën 5 qershor.

Për pasojë nuk do të marrin energji këto zona: Bashkia Shkodër me lagjet: Kiras, Lopçej, Livadhe.

Subjektet private: Reparti i përpunimit të telit, Reparti i përpunimit të tubave plastikë.

Pa energji do të mbesin dhe disa zona në Malësinë e Madhe: rethinat Koplik, komuna Gruemirë dhe Vrakë si dhe disa subjekte private.

Në datën 2 qershor, do të ketë mungesë energjie nga ora 10.00-14.00 në Malësinë e Madhe: komuna Qendër, Shkrel, Zagore, Buzë Uji, Gruemirë, Kastrat, Kelmend dhe dogana e Hanit të Hotit.

Po në datën 2 qershor do të kryhen punime për vendosjen e transformatorit të ri në n.stacionin Gropaj e për pasojë nga ora 10.00-14.00 nuk do të ketë energji në rrethet Bajram Curri e Pukë me komunat” Lekbibaj, Fierzë, Ars-Milika, Iballë dhe Blerim.

Në datën 3 qershor do të kryhen punime për vendosjen e transformatorit në n.stacionin Vukpalaj nga ora 10.00-14.00.

Gjatë këtij intervali kohe nuk do të furnizohen me energji komuna Kelmend, Gruemirë dhe Kastrat (pjesërisht).

Në datën 3 qershor do të kryhen remonte në n.stacionin e Kaçinarit ku do të vendoset transformatori i ri.

Nga ora 10.00-14.00 nuk do të marrin energji komunat: Kaçinar, Ungreje, Kashnjet në Mirditë.

Në datën 4 qershor, nga ora 10.00-14.00 do të kryhen remonte në linjën Shkodra 2-Velipojë e për pasojë nuk do të marrin energji zonat: komuna Oblikë, Bërdicë, dajç, Velipojë, zona Velipojë plazh, Impianti i Ujërave të Zeza Velipojë.

Në datën 4 qershor do të kryhen punime për vendosjen e transformatorit në n/stacionin Shutru nga ora 10.00-14.00.

Gjatë këtij intervali kohe nuk do të marrin energji disa zona në rrethin e Matit: komuna Derjan dhe Rukaj.

Në datën 5 qershor do të kryhen punime në n.stacionin e Bajzës nga ora 10.00-14.00.

Gjatë këtij intervali kohe nuk do të marrin energji komuna Kastrat në Malësinë e Madhe.