Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se do të kryejë remonte në n/stacionin Vojnikë nesër nga ora 9.00 deri në orën 14.00.
Për pasojë do të stakohet energjia në këtë n/stacion.
Gjatë këtij intervali kohor do të ketë mungesë energjie në disa komuna të Dibrës që furnizohen nga n/stacioni i Vojnikës: komuna Maqellare, Melan (pjesërisht) dhe dogana e Bllatës..
Po nesër do të kryhet remont dhe në linjën Koplik-Hani i Hotit dhe nga ora 9 deri në orën 14.00 nuk do të marrin energji disa komuna në Malësinë e Madhe: Qendër, Shkrel, Kelmend, Buzë Uji, Gruemirë dhe Vrakë.
Edhe në n/stacionin e Vrakës do të kryhen remonte gjatë ditës së nesërme datë 15 prill, e për këtë arsye nga ora 10-14.00 do të ketë mungesë energjie në komunën Gruemirë dhe Vrakë.
Drejtoria e Tensionit të lartë në veri, ka planifikuar remonte dhe në n/stacionin e Fushë Arrëzit në datën 15 prill e për pasojë nga ora 10-14.00 do të mungojë energjia në disa zona të Pukës si: bashkia e Fushë-Arrëzit, komuna Qafë Mali, Rrapë, Gjegjan dhe miniera e Tuçit.
Në datën 16 prill do të kryhen remonte në n/stacionin e Krastës nga ora 09.00-14.00.
Për pasojë nuk do të ketë energji në këtë interval kohor në komunën e Krastës dhe minierën e Krastës në Bulqizë.
Në datën 16 prill do të kryhen remonte në n/stacionin e Shkodrës nga ora 10-14.00.
Gjatë këtij intervali kohor do të mungojë energjia në qytetin e Shkodrës, lagjia “Vasil Shanto”, “Perash”, lagjia “Tom Kola”, “Perlat Rexhepi”, lagjia “Dergu”, lagjia “Vojo Kushi”, “Vasil Shanto”, lagjia “Qemal Stafa” dhe ujësjellësi i qytetit.
Remonte do të kryhen dhe në n/stacionin e Lezhës ku në datën 16 prill nga ora 10-14.00 do të mungojë energjia në bashkinë e Lezhës, lagjen “Skanderbeg”, pallati i Kulturës, Biblioteka, prefektura dhe bashkia e Shëngjinit.
Mungesë energjie do të ketë dhe në disa komuna të Lezhës, Kallmet, Balldre, Dajç, Blinisht, Kolsh, Hidrovori Balldre dhe ujësjellësi i Lezhës.
Në datën 17 prill do të kryhen remonte në n.stacionin e Pukës nga ora 10-14.00. Për pasojë do të mungojë energjia në bashkinë e Pukës, komuna Qerret, Qelëz dhe Luf.