Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që do të kryhen në n/stacionin e Lezhës në datat 16-18 shtator, nga ora 10:00-14:00 do të ketë mungesë të energjisë në disa zona.
Kështu, në datën 16 shtator nga ora 10:00-14:00, do të ketë mungesë të energjisë në hidrovorin e ishullit Shëngjin, hidrovori Grykëzezë, hidrovori Gocaj, fshatrat: Balldre, Fushë dhe Gocaj.
Në datën 18 shtator, do të ketë mungesë të energjisë elektrike në n.stacionin Peshkopi, në intervalin kohor 09:00-14:00.
Zonat pa energji do të jenë ish komunat Fushë Alie, Arras, Zalldardhë, Reç, Lurë, Sllovë, Kala e Dodës, dhe fshatrat e Kukësit: Arran, Kalis, Bushtric si dhe Heci “Aras”.