Remonte në n/stacionin e Smokthinës, Kuç dhe Himarë, 15-18 shtator pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që do të kryhen për shtrirjen e përcjellësit dhe trosit OPGË në linjën 110kV Babice – Sarandë në segmentin 105-111, do të stakohet energjia në disa fidra të n.stacionit të Smokthinës në datat 15-18 shtator nga ora 06:00-14:00.

Për pasojë do të mbeten pa energji disa zona: Brataj, Lepenicë, Brataj, Tërbaç, Mesaplikë, Vranisht, Gjormë, Gumenicë, Sye Kuqe, Kote, Ramicë, Verbase, Matogjinë, Boderi, Bashaj.

Në datat 15-18 shtator do të stakohet energjia elektrike dhe në n/stacionet Kuç dhe Himarë në intervalin kohor 06:00-14:00.

Për pasojë do të mbeten pa energji disa zona në qarkun e Vlorës: bashkia Himarë dhe fshatrat Dhërmi, Jalë, Livadhe, Palasë.