Remontet e OSHEE, 16 qershor kufizime energjie në disa zona në Tiranë

Për shkak të punimeve në kuadër të investimeve që po kryhen në Tiranë, OSHEE do të stakojë energjinë nesër në datën 16 qershor nga ora 03:00-07:00 në n/stacionin e Kasharit.

Për pasojë do të kenë mungesë energjie në këtë interval kohe disa zona në Tiranë: Stela , Diekat, Autostrada Tiranë-Vorë, Vorë-Fushë Krujë, Bashkia Vorë, Kashar/ privat RINASI, ANTA,

Pompat e Ujësjellësit Laknas, Depo Farmaceutike, Ujësjellësi Bërxhullë, Universiteti “Epoka”, kolegji turk “Turku Ozal”,

Pallatet në Fushën “Misto Mame”, Yzberisht, Top Channel, Pallatet Giron, Lin Konstration, Unaza Re ,

Zona pranë Yzberishtit, Bashkia Kamëz, Privat/ Derbi, Agro Plast.