Remontet e OST, në datën 16-17 qershor kufizime energjie në Tiranë e Durrës

Me kërkesë të Operatorit të Transmetimit i cili do të kryejë punime në linjën 110 kv Rrashbull-Kavajë dhe linjën 35kv Shkozet – Fllakë, OSHEE do të stakojë energjinë elektrike në datat 16-17 qershor në disa zona në Tiranë e Durrës.

Data 16 qershor, ora 08:00-16:30

Pa energji mbeten n/stacionet Shijak, Manzë, Radiostacioni Fllakë, subjektet private Diamant, Pulari Deda, Confort, D&D Color, “Material Ndërtimi”, Metali, Rrobaqepsi, Kantina e Verës, “Deka”, Pulari “Duka”, Mermeri, “Salillari”, Maminas,

Fabrika e Këpucëve, Karburant “Elda”, Hotel “Kastrati”, Gjiri i Lalzit, Fshati Lura, Hamallaj fshat, Shkafane, Ishëm, Kepi i rodonit, Hidrovori, Qyteza Manzë, Fshati Kullë,Hamallaj sektor, zona prane kthesës së ariut, Rushkull, Jubë, Hidrovori, Fshatrat (Rubjek, Radë,Bilalaj), Abonent Privat/ Fatmir, Gaja,

Abonent Privat/ ALT Oil, Fshatrat Likesaj, Dushk, Ballias, Spitali, Gjepalaj, Shahinaj, Kënetë, Fshatrat Rreth, Romanat, Shkallnur, Hardhisht, Ujësjellësi, Maskuri, Kokomoj, Pjeshkë, Pjezë, RadioStacioni Shijak, Sukth perimore, Koxhas Fushë, Koxhas Kodër, Borakë, Sallmone, Stacioni i Trenit Sukth,

Zona pranë 4 Rrugëve të Shijakut, Xhafzotaj, Xhafzotaj fermë, Katundi i Ri, Sukth ferme, Grumbullimi, Pallati i Kulturës, Reparti Ushtarak, Shinapremte, Tufëzimi, Fshatrat: Metallaj, Koxhas, Karpen, Pompat e ujit, Reparti Ushtarak.

Datë 16 qershor ora 08:00-17:00, pa energji n/stacioni Shkozet që mbulon Shkozetin pjesërisht, Xhafzotaj, Fllakë, Fllakë sektor, Turizmi Shënvlash.

Datë 17 qershor, ora 05:00-06:00

Pa energji gjatë kësaj kohe 60’ mbetet N/stacioni Golem,

Zonat që mbeten pa energji në Kavajë, fshatrat Golem,Seferaj, Qerret

Shkëmbi i Kavajës, Mali Robit, Zona e Plazhit Golem-Përroi Agait (pjesa e detit), Zona e vilave Kastrati, Zona e Stacionit Trenit.