Remontet e OST, 23-24 qershor pa energji disa zona në Durrës

Operatori i Sistemit të Transmetit, OST, do të kryejë punime në linjën 110 kV Rrazhbull-Kavajë, në datat 23-24 qershor, në intervalin kohor 08:00-17:00.

Për këtë shkak, OSHEE do të stakojë energjinë në n/stacionin Shkozet i cili furnizon me energji elektrike zonën pranë Shkëmbit të Kavajës, Shkallnurin dhe bizneset private.