Remontet e OSHEE, 3-7 gusht kufizime në jugperëndim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, do të kryejë punime (mirëmbajtje rrjeti) në datat 3-7 gusht në n/stacionin Uznovë, Mërtish, Corovodë, Kucovë.

Sipas një plani të detajuar, OSHEE do të stakojë energjinë në n.stacionin Uznovë në datën 3 gusht nga ora 08.00-12.00.

Zonat pa energji në qarkun e Beratit, Skrapar, janë bashkia Poliçan, Çorovodë, komuna Terpan, Bogovë, Vendreshë, Gjerbes, Leshnjë, Potom, Konak, HEC Bogova, Hec Faqe Kuq, Hec Vlusha.

Në datën 4 gusht nga ora 09.00-12.00 do të mbeten pa energji disa zona në Lushnjë: komuna Gradishtë me fshatrat Spolatë, Mëhallëz.

Në datën 4 gusht nga ora 12:00 deri në orën 15:00 do të jenë pa energji Komuna Gradishte me fshatrat Këmishtaj, Mërtish, Goricaj, Sopez, Ferras, Senez.

Në datën 5 gusht do të stakohet energjia në n/stacionin Çorovodë nga ora 10:00 deri në orën 14:00.

Në datën 7 gusht do të stakohet energjia në n/st Kuçovë nga ora 8:00 deri në orën 12:00.

Zonat pa energji do të jenë: bashkia Kuçovë, me Lagjet:”Tafil Skendo”,”11 Shkurti”,”Llukan Prifti”.