Remontet e OSHEE, kufizim energjie në Durrës në datat 13-21 maj

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se do të kryejë remonte në rajonin e Durrësit, përkatësisht në n.stacionin e Kavajës nga data 18-21 maj.

Në datën 18 maj nga ora 09.30-13.00 do të mungojë energjisa në disa zona në Kavajë: qendra Kavajë, Elektriku, ish fabrika e bukës, lagjia e Kishës, lagjia “Nele”, Burgu, lagjia “Sallebej”, Synej, Ura e Draçit.

Në datën 19 maj do të mungojë energjia nga ora 09.30-13.00 në zonën e ish fabrikës së Letrës, pallatet e Havernikëve, zona pranë Azilit të Pleqve, zona pranë ish fabrikës së Tullës dhe dalja e qytetit të Kavajës.

Në datën 20 maj do të ketë kufizim të energjisë nga 09.30-13.00 në fshatrat: Vorrozen, Bago, Gërmenj, Helmas, Hajdaraj, Luzi i Vogël, Gjoç, Mobel, Kanaparaj, Kryezi, Vik, Xhafaj, Bregu i Përroit, Karpan, Agonas, Qerret.

Në datën 21 maj nga ora 09.30-13.30 do të ketë kufizime të energjisë në disa zona në Shijak: Gjepalaj, Shahinaj, Romanat, Shkallnur, Sukth perimore, Goxhas, Zona e 4 rrugëve, Katund i Ri, Qerret, Metallaj, Manzë, Kullë, Perlat, Hamallaj, Rrushkull, Radë, Rubjekë, Bilalas, Shkafane, Gjiri i Lalzit, Ishëm dhe subjektet private: “Kantina e verës”, “Deka”, “Pulari Duka”, “Maminas”, “Elda”, “SALILLARI”, “Fabrika e këpucëve”, Hotel “Kastrati” dhe “Agro-Blend”

Ndërsa në Tiranë do të mungojë energjia në zonën e Maminasit, rrethinat Vorë-Maminas, Gërdec, Marqinet, Prezë-Fushë Prezë dhe Vorë-Rinas.