Remontet e OST, kufizim energjie në Elbasan nga data 15-18 maj
Me kërkesë të OST e cila ka nisur remontet në linjën 220 kV në n/stacionin e Elbasanit, OSHEE do të stakojë energjinë në këtë n/stacion nga data 15 maj deri në datën 18 maj.
Gjatë këtyre ditëve, në intervalin kohor 08.00-16.00 nuk do të marrin energji disa zona në Elbasan si fshatrat: Bradashesh, Fikas, Petresh, Gracen, Tërbaç, Antenat Televizive dhe Celulare në Petresh.
