Remontet e OSHEE, kufizim energjie në Elbasan në datat 18-22 maj

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se do të kryejë remonte në rajonin e Elbasanit nga data 18-22 maj.

Në datën 18 maj nga ora 09.00-14.00 nuk do të ketë energji në këto zona në Elbasan: komuna Bradashesh, zona e kombinatit Metalurgjik, uzina Mekanike, Kurumi, Furrnalta, stacioni i Pompave, fabrika e Letrës, fabrika e xhamit dhe Ferrokromi.

Në datën 19 maj nga ora 09.00-14.00 nuk do të ketë energji kombinati Metalurgjik, uzina Mekanike dhe Kurum.

Në datën 20 maj nga ora 09.00-14.00 nuk do të marrin energji kombinati Metalurgjik në Elbasan, stacioni i Pompave, Furrnalta.

Në datën 21 maj nga ora 09.00-14.00 nuk do të marrin energji kombinati Metalurgjik, fabrika e letrës dhe Koksi.

Në datën 22 maj nga ora 09.00-14.00 nuk do të marrin energji fabrika e xhamit, n/vetjake të n/stacionit.