Remontet e OSHEE, kufizim energjie në Tiranë në datat 18-21 maj

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se do të kryejë remont në n.stacionin e Valiasit në datat 18-21 maj e për pasojë do të stakojë energjinë në këtë n.stacion.

Në datën 18 maj nga ora 09.00-13.00 do të ketë kufizim të energjisë në disa zona në Tiranë që furnizohen nga ky n/stacion: Pompat e ujësjellësit Valias, rrethinat Valias, Bërxull, Bathore, Domje, Çekrezë, Zona deri tek Ura e Tapizës,  Subjekti privat ‘’Alumini’’.

Në datën 19 maj nga ora 09.00-13.00 do të mungojë energjia në qendrën e Valiasit, Laknas, Pompat e ujit Laknas, Bathore (pjesërisht), Kamëz, rrethinat veriore, Kamëz rrethinat lindore dhe Kamëz rrethinat jugore.

Në datën 20 maj nga ora 09.00-13.00 do të mungojë energjia në Valias-qendër, Kamëz në veri-jug dhe lindje, Bathore pjesërisht, Domje, Bërxullë, Çekrezë, Tapizë, Pompat e Ujësjellësit Valias, Pompat e Ujësjellësit Laknas.

Në datën 21 maj nga ora 09.00-13.00 do të ketë kufizim të energjisë në këto zona: pompat e ujësjellësit Valias, rrethinat Valias, Bërxullë, Bathore, Domje, Çekrezë.