Remontet e OSHEE, në datat 27-30 korrik, kufizime energjie në Elbasan

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se do të kryejë remonte në datat 27-30 korrik në n.stacionin Elbasan 4.

Sipas planifikimit të drejtorisë TL juglindje, në datën 27 korrik nga ora 09.00-14.00 nuk do të marrin energji disa zona në Elbasan: komuna Bradashesh, fshati Gracen dhe uzina e Karbonit.

Ju njoftojme mbi stakimet per remont nga Drejtoria TL Juglindje per perjudhen 27.07.2015 deri me 30.07.2015 .

Në datën 29 korrik, nga ora 09.00-14.00 nuk do të marrin energji subjekti Balldren dhe fabrika e tullabe dhe e argjilave në Elbasan.

Në datën 29 korrik, nga ora 09.00-14.00 do të mbeten pa energji bizneset në Balldre dhe pompat e ujit fshat brenda territorit të Metalurgjisë si dhe fabrika e Argjiles.

Në datën 30 korrik, s’do të marrin energji kombinati Metalurgjik dhe fabrika e Ferro-Kromit.

Në datën 31 korrik nga ora 09.00-14.00 s’do të marrin energji elektrike komuna Bradashesh në Elbasan me fshatrat Gracen, uzina e Karbonit, Balldren, fabrika e Tullave dhe argjila, biznese private në Balldre dhe pompa e ujit Fshat brenda territorit.