Remontet në n/stacionin e Lacit në datat 28-31 korrik, pa energji disa zona në Milot

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datat 28-31 korrik nga ora 08.00-18.00, do të stakojë energjinë në n.stacionin e Lacit, për shkak të punimeve që po kryhen nga OST, në kuadër të implementimit të linjës 400 kV Tiranë-Podgoricë, pjesë e investimit madhor të linjës 400 kV Shqipëri-Kosovë.

Zonat pa energji janë: komuna Milot me fshatrat Milot, Mali Bardhë, Shete, Skuraj dhe Ujësjellësi Milot.