Remontet e OSHEE në Durrës, kufizim të energjisë në disa zona

 

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datat 8-9 shtator do të kryejë punime për riparimin e një defekti në disa n/stacione që furnizojnë me energji Durrësin dhe Krujën.

Kështu në datën 8 shtator nga ora 09:00-13:00 do të stakohet energjia në n.stacionin Fushë-Krujë që mbulon me furnizim bashkinë Krujë, Burgun e Krujës, Malësinë Krujë, Zonën e Krastës, si dhe bizneset në qytetin e Krujës, fabrikën e përpunimit të drurit, Antenat e Aviacionit Rinas.

Po në datën 8 shtator ora 09:00-13:00, do të kryhen punime për mirëmbajtjen e rrjetit në n.stacionin e Shkozetit.

Për pasojë s’do të kenë energji këto zona në qarkun e Durrësit:

Zona e Tregut Industrial, Sigurimet Shoqërore, Ish-fabrika e Bukës, Muzeu i Dëshmorëve, Lagjia e Re, Ish-radiostacioni, Fabrika e Tullave, Currilat, Kabinë popullate Shkozet, Stacioni pusi 6, Karburant “Eurodrim”, Ujësjellësi Durrës, Stacioni i Trenit i Ri, Kompleksi “Flekstil-Blustar”, Stacioni i Vjetër i Trenit,

Kullat binjake Godo, Zona Unazë e Plazhit, nga Shinat e trenit deri te mbikalimi i ri-Shiku-Spitali i Kockave, Shkallnur, Blloku: Iliria-Esmeraldi-Florida, Ambulanca e plazhit, Zona Industriale, “PESPA Alumin”, “Lavdosh Petroshati”, Real TV, ÇIMENTO” “FERO Compani”, “Plastika e Re”, Shkolla “Turgut Ozal”, karburant “Kastrati”, Korali, Delta, Subjekte -private te Shkëmbi i Kavajës ( YLLI-DETIT ; MAJESTIK ; Namik SADIKU ; LEONARDO ; Bar TIRANA )

Në datën 9 shtator, ora 09:00-13:00 s’do të kenë energji këto zona në qarkun e Durrësit: zona e Ish-URT-së, OSHEE Durrës, Krahu i majtë i Stadiumit, Ish-NPV-ja, Spitali, Zona Tregu fruta-perime, Njësia OSHEE Durrës, Telekomi, Pallati i Kulturës, Prefektura-Bashkia, Shëtitorja Taulantja, Ish – fabrika e Cigareve, Zona e ura Dajlanit-Shkolla Rilindja, Pallati i Sportit, Muzeu i Dëshmorëve, Gjykata, Ish-Kirurgjia e vjetër deri te Vollga, Zona e plazhit ura Dajlanit-Apollonia të dyja ana e e rrugës, vazhdon deri te Iliria ana e Detit), Zona Industriale Shkozet, Zona e Kolaudimit të Automjeteve, Robaqepsia, Kafe Mondial,Telekomi Plazh, Zona e plazhit Shinat e trenit-Porti.